Fundamenti

Policia: Vetëvendosje po krijon opinion negativ për Policinë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me akuzat e Vetëvendosjes që policia është shndërruar në aparat shtetëror.​Këto akuzua Vetëvendosje i ka bërë edhe sot pas arrestimit të Artan Abrashit anëtarë i Kryesisë së Vetëvendosjes.

Policia me anë të një komunikate ka vlerësuar se akuzat e VV-së, janë të pavërteta dhe kanë për qëllim krijimin e një opinioni të ndryshëm nga ai çfarë e karakterizon Policinë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu policia ka sqaruar se ndaj Abrashit ka pasur një urdhërarrest nga gjykata.

Ja komunikata e plotë e PK-së:

FIDANISHTJA

Policia e Kosovës, duke iu referuar shkrimeve dhe kumtesave të ndryshme nëpër media të publikuara nga lëvizja “Vetëvendosje”, e në veçanti kumtesës së lëshuar sot (15.1.2016) lidhur me arrestimin e (Artan A.), nga ky subjekt, ku për Policinë e Kosovës thuhet: ”me këto arrestime policia është vënë në mbrojtje të një Qeverie antikushtetuese, ajo po mbron një pushtet jolegjitim dhe të rebeluar kundër Republikës”, reagon fuqishëm dhe sqaron opinionin e gjerë se kumtesa apo deklarime të tilla të vazhdueshme nga ky subjekt kanë për qëllim krijimin e një opinioni të ndryshëm nga ai çfarë e karakterizon Policinë e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu duam të sqarojmë që në rastin e potencuar në kumtesë të “Vetëvendosjes”, për të akuzuarin e përmendur të gjitha vendimet ligjore nga organet kompetente të drejtësisë janë zbatuar gjatë realizimit të rastit apo sjelljes së personit të dyshuar para organeve kompetente sipas procedurave që i parasheh ligji.

Pra, ju informojmë se për të akuzuarin e njëjtë ka pasur urdhëresë nga gjykata kompetente për sjelljen e tij për shkak të veprës penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” të sanksionuar sipas nenit 412 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, të sanksionuar sipas nenit 410 paragrafi 2 të KPRK-së.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit garanton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se përveç detyrave dhe përgjegjësive që ka në mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës dhe zbatimit të ligjeve të aplikueshme, jemi në funksion aktiv të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, garantimit të lëvizjes së lirë, mbrojtjes së jetës së qytetarëve pa dallim dhe mbrojtjen e pronës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.