Fundamenti

Policia tregohet efikase, arreston të dyshuarit që po bartnin drogë afër shkollave të mesme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, janë njoftuar nga zyrtarët policor të cilët janë të caktuar në Planin operativ ,”Stop drogave në shkolla”, se në objektin e shkollës së muzikës dhe arteve i cili është duke u ndërtuar te kompleksi i shkollave të Mesme këtu në Gjilan janë takuar tre persona shqiptar, ku tek njëri prej tyre kanë gjetur një sasi të substancës e dyshuar si narkotike – Marihuan e cila ka peshuar 1.6 gram.

RCCOLA

Substanca është konfiskuar dhe me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/