Fundamenti

Policia sqaron incidentin pas ndeshjes Gjilani – Prishtina

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia e Rajonit të Gjilanit ka dhënë detaje për incidentet që ndodhën në fund të ndeshjes në mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Në sqarimin nga Policia e Rajonit të Gjilanit, është thënë:

UBT

“Më 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan, është zhvilluar ndeshja në mes të KF ‘Gjilani’ dhe KF ‘Prishtina’. Pas përfundimit të ndeshjes stafi i KF ‘Prishtina’ vërsulet në drejtim të referit kryesor dhe të tjerëve, pasi, sipas tyre, ishin të pakënaqur me referimin e tyre.
Oficerët policorë ndërhynë për të siguruar që të mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A.D. i fyen policët dhe tenton që edhe t’i sulmojë fizikisht.
Disa persona janë sjellë në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit, A. D., të hapet rast penal ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.