Mobi Casa

Policia s’mund ta luftojë e vetme terrorizmin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Numri i kosovarëve që kanë udhëtuar për të marrë pjesë në luftërat e huaja ka arritur në 300 veta, ku 50 prej tyre janë deklaruar tashmë të vrarë. Këto të dhëna janë publikuar të martën gjatë debatit për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, që shpie në terrorizëm të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me kryetarët e komunave.

Përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë kanë debatuar rreth ndalimit të pjesëmarrjes së qytetarëve kosovarë në ISIS. Mirëpo, Qeveria e Kosovës ka kërkuar përkrahje në këtë proces. Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nuk mund të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës. “

Duhet që të krijohen mekanizmat për parandalimin e ekstremizmit dhe kjo mund të bëhet edhe nga institucionet tjera”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në organizatën terroriste ISIS është një sinjal që duhet të ndalet më shpejt.

Mobi Casa

Ministri Hyseni tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar një grup joformal dhe në këtë mënyrë të zbatohen të gjitha detyrat, të cilat bien në fushëveprimin e tyre për ta parandaluar ekstremizmin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Strategjinë për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Pas Ligjit që ka kaluar në Kuvend për Parandalimin e Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja… pas aprovimit të Strategjisë nacionale për luftimin e ekstremizmit ne e kemi aprovuar po ashtu një plan veprimi, që është i detajuar dhe përshkruan detyra konkrete për secilin institucion…”, ka thënë Hyseni./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.