ARKATANA

Policia serbe bastis shtëpitë e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bujanoc – Në orët e paradites së djeshme Policia serbe në një aksion të ndërmarrë në fshatin Bilaç, të komunës së Bujanocit, ka bastisur tri shtëpi, në mesin e tyre edhe të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Siç ka mësuar portali informativ rajonal ‘Titulli’, kjo bastisje në këtë vendbanim të banuar kryesisht me shqiptarë, ka mbjellë frikë te qytetarët, ndërsa familjet e bastisura kanë mbetur të traumatizuar.

Eco Higjiena

Me rastin e këtij aksioni nuk ka arrestime, kurse sipas kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëherit edhe të Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, policia nuk ka arritur të gjejë asgjë në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇPMB-së , Nexhmedin Osmanit.

“Arrestimet, bastisjet ndaj ish luftëtarëve të UÇPMB-së nuk kanë të ndalur. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie, sikurse atyre të mëhershmet, është shpërngulja e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, ndërsa tani edhe ndaj banorëve të fshatit Bilaç”, reagoi Musliu, duke informuar se në këtë aksion policor janë bastisur tri shtëpi, e Nexhmedin Osmanit dhe vëllezërve të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.