Fundamenti

Policia serbe arreston një shtetas të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Policia serbe ka arrestuar një shtetas të Kosovës, Haxhi Kastratin, i cili po udhëtonte nga Austria për në vendlindje.

Haxhi Kastrati, 34 vjeçar u ndalua të enjten rreth orës 4.00 të mëngjesit menjëherë sapo kishte hyrë në territorin serb, derisa po udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Familja Kastrati njoftoi për INA se Haxhiu disa vite po udhëtonte në këtë destinacion për të vizituar vendlindjen, mirëpo asnjëherë nuk është penguar apo ndaluar nga autoritetet e Serbisë. Sipas tyre, Haxhiu përmes një mesazhi telefoni i ka informuar ata se gjendet i transferuar në burgun e Krushevcit dhe apelon për ndihmë.

Eco Higjiena

“Ai po vinte në vendlindje për të vizituar nënën e tij e cila ka probleme shëndetësore. Gjithçka ka pasur në rregull, si me lëvizjen e lirë ashtu edhe me dokumentacionin, por mbrëmë na u lajmëru përmes në mesazhi telefoni se e kanë arrestuar dhe e kanë transferu në burgun e Krushevcit”, thesksoi Bedri Kastrati, vëllai i të arrestuarit Haxhi Kastrati, duke kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet ndërkombëtare, EULEX dhe Qeveria e Kosovës.

I arrestuari është nga fshatit Zatriq i Rahovecit.