Policia sekuestron substanca narkotike, mulli për bluarjen e marihuanës, prokurori i liron në procedurë të rregullt

Gjilan – Në rrugen “Nënë Tereza”, në Gjilan gjatë kontrollit te vetura me targa vendore, tek tre të dyshuarit dy m/k dhe një f/k, janë gjetur dhe janë sekuestruar 16 tableta të llojit tramadol, 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS