Fundamenti

Policia sekuestron arsenal të shumtë armatimi në Verban të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më 14 shkurtë 2018 rreth orës 13:15, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani së bashku me Njësinë e Anti Drogës nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me Urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Vërban Komuna Viti, nën dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë.

Në këtë aksion janë gjetur dhe konfiskuar si në vijim:
1. Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kalibri 12 mm, dhe katër (4) copë fishek,
2. Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,
3. Një Pistoletë modeli i pa njohur, kalibri 6.35,një karikator dhe katër fishek te kalibrit të njëjtë,
4. Një Pistoletë KNALIPATR NAOPATER kalibri 9 mm,
5. Një shkop gome
6. Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,
7. Një granat dore, te cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së. Me urdhër te Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Eco Higjiena

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/