RCCOLA

Policia së bashku me partnerët punon për krijimin e një ambienti të qetë e prosperues

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës bashkë me partnerët relevant punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë.

Policia e Kosovës, Sektori për Dhunë në Familje Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Perventivë & Sektorit për Bashkëpunim me Forumet e Sigurisë Divizioni i Sigurisë Publike-DPP Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi,”Vrojtuesit e Lagjës”, Viti, Pozharan dhe Smirë në bashkëpunim, ICITAP –in Programi për sigurinë në bashkësi, Komunën e Vitisë, Drejtorinë e Arsimit/Viti, Stacioni Policor Viti, Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi ka implementuar organizimin e tryezës të rrumbullakët në temën “Dhuna në familje”, duke mundësuar komunitetit përkatës për të adresuar çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme dhe si duhet kanalizuar ato çështje për të gjetur zgjidhjet e mundshme dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që sjell ky fenomen.

Mobi Casa

Eventi u mbajt në shkollën e mesme “Jonuz Zejnullahu” në prezencë të një numri të pjesëmarrëseve, ku të pranishmit e përcollën takimin me pjesëmarrje aktive në diskutime, dhe interesim.

Policia e Kosovës bashkë me partnerët relevant punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/