United Hospital

Policia rrit shpenzimet për luks, zvogëlon ato për investime kapitale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë vitit që lamë pas Policia e Kosovës (PK) ka rritur shpenzimet për mallra dhe për shpenzime për 9 milionë e 167 mijë euro, derisa në anën tjetër buxheti për investime kapitale në raport me vitin paraprak pothuajse ishte përgjysmuar duke u reduktuar në vlerën prej 7 milionë e 821 mijë eurosh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Policia e Kosovës gjatë vitit që lamë pas thuajse ka përgjysmuar shpenzimet për investime kapitale, derisa në anën tjetër shpenzimet për luks, respektivisht për mallra dhe për shërbime janë rritur për hiç më pak se 9 milionë e 167 mijë euro.

Në draftraportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se buxheti final për mallra dhe për shërbime ishte rritur për 9,167,224 euro në raport me atë fillestar.

Sipas ZKA-së, kjo rritje ishte rezultat i rishikimit buxhetor.

United Hospital

“Ky ndryshim kryesisht i përgjigjet vendimit të ministrit për lejim të pagesës së kontestit të humbur në Arbitrazh lidhur me dokumentet e udhëtimit”, thuhet në draftraportin e siguruar, shkruan më tutje “Zëri”.

Aty më tutje po ashtu thuhet se buxheti final për shpenzime komunale ishte reduktuar për 214,700 euro.

Sipas ZKA-së, ky ndryshim ishte rezultat i rishikimit buxhetor ku mjete nga kjo kategori ishin bartur te kategoria e mallrave dhe e shërbimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.