Uji Dea

Policia realizon 88 urdhëresa të Gjykatës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë muajit Gusht 2022 ka realizuar aktivitete të cilat dalin nga ky plan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.

Fidanishtja

Gjatë këtij muaji është arritur që të realizohen gjithsejtë tetëdhjetë e tetë (88) urdhëresa Gjyqësore të Gjykatave Themelore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/