RCCOLA

Policia realizon 27 urdhëresa Gjyqësore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore në periudhën njëjavore 13.09.2022 – 19.09.2022 ka realizuar aktivitete operative të cilat dalin nga ky plan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.

Hidromorava

Gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/