UBT

Policia rajonale shqipton 1334 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 02.06.2023-08.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e tridhjetë e katër (1334) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Eco Higjiena

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i pesë (5) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Konfiskuar nëntë (9) patentë shofer,

Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/