Hidromorava

Policia qëllon kosovarin me plumb, jashtë rreziku për jetën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokurori kishte urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar. Kur dy policë kishin shkuar pranë makinës ata ishin sulmuar nga njëri prej kosovarëve.

Një njësit special i Policisë së Kantonit Vaud në natën në mes të të hënës dhe të martës ka qëlluar me armë zjarri një person nga i cili ishte sulmuar. I qëlluari, një kosovar, ka pësuar plagë në bark por është jashtë rrezikut për jetën, shkruanazonline.ch.

Ngjarja ka ndodhur në një kamping në Chessel (VD), pasi që një person i tretë pas një konflikti të dhunshëm me dy kosovarë kishte bërë një kallëzim penal. Ai në kallëzimin e tij kishte deklaruar se kosovarët në fjalë e kishin kërcënuar me vrasje dhe ia kishin treguar një revolver. Nisur nga kjo, prokurori kishte urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar, transmeton albinfo.ch.

Uji Dea

Kur dy policët e parë të njësisë speciale kishin shkuar pranë makinës në kamping, ata ishin sulmuar nga njëri prej kosovarëve, i cili i kishte goditur ata me një shufër hekuri. Një polic i tretë, fillimisht kishte paralajmëruar dhe pastaj kishte qëlluar personin e armatosur me shufër hekuri, duke e goditur në bark përcjell albinfo.ch shkrimet nga mediet zvicerane.

Policia është shprehur se pjesëtari i saj që ka qëlluar me armë do të jetë në dispozicion të prokurorisë në rrjedhën e mëtejme të procedurës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.