FIDANISHTJA

Policia prangos hajnat e vjedhjeve të veturave dhe gjësendeve me vlerë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me 28.07.2015, Policia e Kosovës në stacionin Policor në Gjilan është njoftuar se në tri raste të ndara kanë ndodhur tri vjedhje nga veturat e parkuara, në parkingjet e restoranteve ku ishin të organizuara ahengje familjare. Policia e Kosovës deri më tani ka arritur që së paku tri raste t`i lokalizoj dhe arrestoj të dyshimtit e mundshëm.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në rastin e parë Ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës, ka raportuar se, deri sa e kishte pasur të parkuar veturën “Land Rover”, persona të panjohur nga vetura kanë vjedhur një çantë dore, në të cilën kishte pasur një portofol të firmës “Michael Cors” me vlerë të konsiderueshme, një (1) “laptop HP”, si dhe letërnjoftimin.

Në ditën e njëjtë në dy raste të ndara në parkingun e Restoran “Lata” rreth orës 22:00, kemi pas dy ankesa, ku persona tani për tani të panjohur kanë thyer xhamat e dy veturave të parkuara nga ku kanë vjedh: çanta dore me gjësende të vlefshme, dokumente personale si pasaporta, letërnjoftimi, telefona të shtrenjtë celular, kompjuter “Laptop” , bizhuteri të vlefshme si dhe portofol me të holla, dhe kartela të bankës.

Raste të njëjta janë raportuar edhe nga viktima të cilët në të njëjtën mënyrë u ishin dëmtuar veturat, nga ku u ishin vjedhë çantat e dorës me gjësende me vlerë nëpër parkingjet e shitoreve të mëdha.

Hidromorava

Policia e Kosovës deri më tani ka arritur që së paku tri raste t`i lokalizoj dhe arrestoj të dyshimtit e mundshëm.

Policia e Kosovës Apelon tek të gjithë qytetarët që çantat, kompjuterët dhe gjësendet tjera me vlerë në as një mënyrë mos t`i lënë në hapësirat e veturave të tyre ku lehtë janë të dukshme nga jashtë, dhe në këtë mënyrë duke u bërë cak i vjedhjes.

Me këtë rast përveç vjedhjes së gjësendeve me vlerë shkaktohen edhe dëme të konsiderueshme në automjetet e tyre thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.