RCCOLA

Policia po zbaton vendimet e Qeverisë për të parandaluar dhe luftuar Pandeminë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut, kanë shtuar aktivitetet në rajonin e Gjilanit.

Fundamenti

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë periudhës 22-28.12.2021 në gjithë rajonin e Gjilanit përveç vërejtjeve policore, dhe kontrollimit të shumë lokaleve, policia ka shqiptuar 389 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që t`i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/