United Hospital

Policia po terrorizon banorët e Llojanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (FNDLNJ), seksioni në Maqedoni, reagon ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë ditëve të fundit, ku në fshatin Llojan të Kumanovës gjoja me pretendim të ndërprerjes së imigrantëve nga vende të ndryshme, ata gjatë bastisjeve kishin sjellje tejet të vrazhda duke shkaktuar trauma te anëtarët e familjes sidomos te pleqtë dhe fëmijët.

“Banorët e Llojanit nuk kanë të bëjnë me refugjatë, sepse ata vijnë kryesisht nga Greqia përmes vendkalimit të Manastirit dhe duke i ndihmuar edhe qeveritarët e Maqedonisë.

Ata vijnë direkt pothuaje pa asnje kontroll nga Manastiri deri në Llojan, kurse policia nuk i zë rrugës por i bastis shtëpitë e llojansve dhe shkon në Llojan sa herë të dojë dhe pa dijeni të strukturave komunale e policore ndërhyn në fshat. Kjo po krijon presion të banorët e komunës së Likovës dhe Kumanovës i cila presion po zgjat me vite të tëra”, thuhet në reagimin e FNDLNJ-së.

Uji Dea

Sipas këtij forumi i cili angazhohet për të drejtat e njeriut, ajo që brengos është deklarata e ministres së Punëve të Brendshem, Jankullovska e cila banorët e Llojanit i trajton si kriminelë, gjë që nuk përkon më asnjë farë norme jurdike e morale.

“Ajo duhet vet të vijë dhe të shoh gjendjen për së afërmi ose të pengojë ardhjen e refugjatëve nga Afganistani, Palestina, Somalia e vende të tjera dhe të cilat rrugëtojnë nëprmes të ditës mes për mes Shkupit. Andaj, duke e patur parasysh se Maqedonia është nënshkruese e konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve ajo duhet t’i respektojë ligjet dhe këto norma e të mos sillet e papërgjegjshme, ashtu siç ishte rasti edhe me plagosjen e katër personave dhe vrasjen e një refugjati në Tabanoc. Duke pasur parasysh dhe duke njohur gjendjen, ne, si, kërkojmë që të burgosurit të lirohen menjëherë dhe të merren masa për hapjen e një kampi për strehimin dhe mbrojtjen e refugjatëve. Apelojmë edhe të organizatat ndërkombëtare që edhe ata të ngrisin zërin e tyre për mbrojtjen e refugjatëve dhe lirimit e të burgosurve nga fshati Llojan,” thuhet në fund të reagimit./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.