Eko Higjiena

Policia përdor helikopterin për të kapur dy vjedhësit shqiptarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një arë me misër janë kapur dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 27 vjeçarë, pa vendbanim në Zvicër. Policët e kanë rrethuar dhe “krehur” arën në fjalë dhe pas sinjalizimit nga helikopteri, ata me ndihmën e qenve kanë kapur dy të rinjtë.

Policia e Kantonit të Aargaut ka angazhuar të hënën edhe helikopterin në ndjekje të dy hajnave që kishin vjedhur një natë më parë në katër shtëpi në lokalitetin Suhr. Në një arë me misër janë kapur dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 27 vjeçarë, pa vendbanim në Zvicër, shkruan azonline.ch. Policët e kanë rrethuar dhe “krehur” arën në fjalë dhe pas sinjalizimit nga helikopteri, ata me ndihmën e qenve kanë kapur dy të rinjtë, transmeton albinfo.ch.

Të fshehur në arën e misrit, ata janë dorëzuar pa bërë rezistencë.

ARKATANA

Pak para orës 3 të mëngjesit, banuesit e njërës nga shtëpitë janë zgjuar nga lehjet e qenit të tyre. Ata kanë vënë re se dikush kishte provuar të thyente një dritare. Ndjekja që nisi policia pas alarmimit fillimisht nuk pati sukses.

Ndërsa pak pas orës 4 një grua nga fshati fqinj Gränichen alarmoi policinë pasi që pa se hajna të panjohur e kishin hallakatur shtëpinë e saj, përcjell albinfo.ch. Pak më vonë policët kanë parë në një zonë të banuar në Suhr dy meshkuj të dyshimtë. Në vazhdim ata kanë rrethuar arën me misër ku kanë kapur dy të përmendurit.

http://www.albinfo.ch/policia-perdor-helikopterin-per-te-kapur-dy-vjedhesit-shqiptare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.