Fundamenti

Policia ofron 10 mijë franga për gjetjen e vrasësit të shqiptarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kuadrin e hetimeve intensive deri më tash janë marrë në pyetje mbi 100 persona. Autoritetet e ndjekjes supozojnë se vrasësi dhe i vrari ishin njohur në mes vete.

Në vitin 2003 në një pyll në Krailingen të Bernës qe gjetur kufoma e shqiptarit nga Kosova Imri Xheladini. Njëmbëdhjetë vjet më vonë kjo vrasje ende e pandriçuar është vënë sërish në fokus të drejtësisë. Organet e ndjekjes kanë shpallur sot sërish, ashtu sikurse para 11 viteve, një shpërblim prej 10 mijë frangash për ata që mund të sjellin ndonjë fakt të ri që ndihmon në gjetjen e vrasësit.

Xheladini 35 vjeçar, i cili jetonte në Biberist të Soloturnit ishte gjetur i vrarë me armë zjarri në një pyll afër Krailingenit. Policia në shpalljen e saj përkujton se ai kishte një rreth shumë të gjerë të njohurish, kryesisht me prejardhje nga Ballkani. Ai ishte pronarë i një firme ndërtimi.

Mobi Casa

Në kuadrin e hetimeve intensive deri më tash janë marrë në pyetje mbi 100 persona, shkruan bernerzeitung.ch. Autoritetet e ndjekjes supozojnë se vrasësi dhe i vrari ishin njohur në mes vete. Por deri më tash nuk është gjetur autori i vrasjes.

Riaktualizimin e hetimeve, një zëdhënëse e policisë së Kantonit të Bernës e ka shpjeguar me “ndryshimin e kushteve bazë”. “Ne e konsiderojmë të mundshme që të ketë persona të cilët mund të ofrojnë informata konkrete për rastin”./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.