United Hospital

Policia: Nuk jemi të rrezikuar nga terrorizmi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kërcënimet e një kosovari, i cili i është bashkuar grupit xhihadist “Shteti Islam”, se do të vijë e do të sulmojë jobesimtarët dhe ata që po ushtrojnë dhunë kundër myslimanëve në Kosovë, sipas institucioneve të sigurisë në vend nuk paraqesin ndonjë rrezik.

Bazuar në misionin dhe kompetencat që ka, Policia e Kosovës në vazhdimësi bën vlerësime të rreziqeve të mundshme të sigurisë në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësime për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi apo grupet terroriste, ka deklaruar për “Zërin”, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha. “Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës. Megjithatë, Kosova nuk mund të jetë imune sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluara në Evropë e më gjerë”, ka theksuar ai.

ARKATANA

Zëdhënësi Hoxha ka theksuar se Policia e Kosovës bazuar në normat juridike në vendin tonë dhe sipas Strategjisë Nacionale Kundër Terrorizmit dhe planit të veprimit, monitoron çdo aktivitet të personave fizikë dhe juridikë për të cilët siguron informata se mund të paraqesin rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale. “E gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar”, ka thënë ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.