Eko Higjiena

Policia nuk guxoi, banorët i shpëtuan

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kishte menduar se diku po bëhej dasmë. Këtë mendim kishte bazuar në intensitetin e krismave me armë që vinin nga përtej fshatit. Mujë Ajeti nga Mirovci i Podujevës, vendbanim në kufi me Serbinë, mendoi se dikush po martohej.

Për këtë as nuk lëvizi nga shtëpia. Por kur pas disa minutash fshati u mbush me policë, Muja e kuptoi se diçka më e madhe se armët kishte krisur.

Fundamenti

“Pati shumë krisma të armëve. Ato vazhduan për gjysmë ore”, thotë Muja për “Tribunën”. Se krismat ishin për ndonjë aheng, banori i Mirovcit thotë se kishin menduar edhe bashkëfshatarët e tjerë me të cilët ka biseduar të hënën në mëngjes (Tribuna)