Uji Dea

Policia ngritë disa kallëzime penale për lajmërime të rrejshme për serbët e Artanës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës ka ngritur disa Kallëzime Penale për disa raste ku janë identifikuar “lajmërimet e rrejshme” për disa persona serb shtetas të Kosovës banor rezident në komunën e Novobërdës, gjersa janë edhe në kërkim që të kontaktohen edhe persona tjerë të njohur për policinë që lidhen pikërisht me këto raste dhe për momentin ndodhen jashtë shtetit të Kosovës.

Në vitin 2009 nga Ministria e Kthimit e Republikës së Kosovës në fshatin Kllabukar pikërisht në lagjen “Qeranovica” për serbët e rikthyer ishin ndërtuar 17 shtëpi.

Nga i gjithë numri i të kthyerve për momentin në këtë lagje jeton vetëm një person, ndërsa të tjerët janë shpërngulur në R. Serbisë.

Në vazhdimësi nga atëherë janë paraqitur gjashtëmbëdhjetë raste “vjedhje” dhe “Vjedhje të Rënda”, nga pronarët, apo persona kujdestar nëpër këto shtëpi ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

UBT

Policia e Kosovës nga stacioni Policor në Novobërd, pas një hetimi të gjatë përmes rrugëve Operative kanë ardhur deri te informata të qëndrueshme se rastet e paraqitura në polici si ‘vjedhje’, nuk qëndrojnë sepse sendet e paraqitura si të vjedhura ose janë marr nga pronarët e shtëpive, ose janë shitur, ndërsa të njëjtat janë paraqitur si të vjedhura.

Të gjitha informatat e mbledhura lidhur me këto raste në këtë lagje, janë të besueshme dhe të marra nga personat që i kanë shitur gjësendet e ndryshme apo kanë dhënë ndihmë gjatë ngarkesës së gjësendeve dhe transportit të tyre për në Republikën e Serbisë.

Policia e Kosovës ka ngritur disa Kallëzime Penale për disa raste ku janë identifikuar “lajmërimet e rrejshme” për disa persona serb shtetas të Kosovës banor rezident në komunën e Novobërdës, gjersa janë edhe në kërkim që të kontaktohen edhe persona tjerë të njohur për policinë që lidhen pikërisht me këto raste dhe për momentin ndodhen jashtë shtetit të Kosovës.

Hetimet rreth këtyre rasteve janë në vazhdim nga Policia e Kosovës njësitet e Hetimeve në Novobërdë tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.