Hidromorava

Policia në Viti konfiskon narkotikë, peshore elektronike, revole dhe armë të ftohta

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tabletë.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Eco Higjiena

Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tabletë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/