Eko Higjiena

Policia në Viti ka arrestuar hajnin që vodhi paratë në kishën e Letnicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor i Vitisë pas një pune të gjatë që kanë bërë në hetimin e veprave penale të “Vjedhje” dhe “Vjedhjeve të rënda” është arritur të zbulohet një rast “Vjedhje e rëndë” dhe një tjetër rast “Vjedhje e rëndë në tentativë” që kishin ndodhur gjatë vitit 2018 në kishën katolike të Letnicës komuna e Vitisë.

Të premten nga ana e policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar një i dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës i cili dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur fakte të qëndrueshme se i dyshuari pasi që kishte depërtuar me forcë brenda objektit të kishës katolike në Letnicë dyshohet se nga aty ka marrë para në vlerë prej 130 euro (kartëmonedha dhe para të metalta).

Mobi Casa

Në rastin e dytë që kishte ndodhur pas një kohe po në vitin 2018 në të njëjtin lokacion i dyshuari ka tentuar që të depërtoj po me forcë, mirëpo pasi që është aktivizuar alarmi i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe rasti ka mbet në tentativë.

Policia e Kosovës stacioni policor në Viti, është mirënjohëse dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin drejtë zbulimit të veprave penale që paraqiten në zonën e përgjegjësisë të komunës së Vitisë, falë këtij bashkëpunimi me qytetaret vetëm gjate muajit dhjetor njësitet e hetimeve kanë arrit që ti zbuloje edhe gjashtë raste të tjera të “vjedhjeve”.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vet thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.