RCCOLA

Policia në Viti, gjatë javës së shkuar ka shqiptuar 138 gjoba për mos bartjen e maskave

/ 2 minuta lexim

Viti – KKMSH ka mbajtur mbledhje të rregullt ku është bërë me dije se janë shqiptuar gjoba për 138 qytetarë vitias për mos bartje të maskave

Mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka filluar sot me një minutë heshtje në shenjë respekti për dy qytetarët vitias Valon dhe Taulant Ramadani të cilët kanë humbur jetë në një aksident trafiku.

Gjatë këtij takimi është folur për gjendjen e pandemisë me virusin COVID-19. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se gjendja e pandemisë në këtë komunë për momentin është e mirë por theksoj se duhet të respektohen masat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe institucioneve tjera me qëllim të mos këtë rritje të infektuarave me këtë virus.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, theksoj se Policia e Kosovës në Viti, gjatë javës së shkuar ka shqiptuar 138 gjoba për mos bartjen e maskave edhe pse theksoj se numri i qytetarëve që respektojnë bartjen e maskave është rritur.

Uji Dea

Ai gjithashtu bëri me dije se stacioni policor në Viti është përforcuar me 10 policë të rijnë. Sipas tij policia në Viti është e angazhuar në respektimin e masave anti COVID-19 sipas ligjit përkatës por edhe të vendimeve të reja të nivelit qëndro dhe se ata po vazhdojnë bashkëpunimin me Inspekcioni Komunal në Viti.

Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, theksoj se situata në Viti është e mirë por theksoj se situata e përgjithshme në nivel vendi është e vështirësuar prandaj ajo theksoj se ne duhet të jemi të përgatitur.

Ndërkaq Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit theksoj se ata po vazhdojnë me inspektimi dhe në rast që hasin në mos respektim të vendimeve konformë ligjit në fuqi do të marrin masa duke bërë me dije edhe vendimet e reja të qeverisë në fushën e gastronomisë.

Kurse Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, tha se 12 punëtor të arsimit janë të prekur nga virusi COVID-19 në mesin e tyre mësimdhënës dhe punëtor teknik./rajonipress/