UBT

Policia në një objekt në Kabash të Vitisë takon 17 persona që po luanin letra bixhozi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Më 17 dhjetor 2020 rreth orës 21:40, është kontrolluar nga Policia e Kosovës stacioni Policor në Viti një lokal në fshatin Kabash komuna Viti. Gjatë kontrollit në një objekt përcjellës në shtëpinë e të dyshuarit Sh.D., brenda lokalit janë takuar shtatëmbëdhjetë (17) persona të cilët kanë qenë duke luajtur letra bixhozi me çipa pokeri dhe para. Personat e dyshuar të gjithë të moshës madhore janë sjellur në stacionin policor në Viti.

Ndaj personave të takuar aty janë shqiptuar kundërvajtja për mosrespektim të masave anti Covid dhe janë liruar më pastaj.

GRANDEMALL

Lidhur me rastin është njoftuar inspektori komunal i cili ka dalë në vend ngjarje dhe ka mbyllur lokalin ndërsa nga vendi I ngjarjes si dëshmi material janë konfiskuar shtatëqind e tridhjetë e pesë (735) çipa pokeri, pesëmbëdhjetë (15) komplete letra bixhozi dhe një fletore e evidencës së lojës.

I dyshuari i lartë cekur, pronari i lokalit është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit ai ndalohet në mbajtje për 48 orë. Rasti procesohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.