Fundamenti

Policia në ndjekje të Kurtit, Haxhiut e Topallit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli po zhvillojnë aktivitete gjithandej nëpër Kosovë, ku po takohen me qytetarë e aktivistë. Policia e Kosovës po i kërkon në Prishtinë, por nuk po arrin t’i arrestojë.

Policia e Kosovës nuk po lë “gur pa lëvizur” në përpjekje për t’i arrestuar tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, për të cilët tri ditë më parë është lëshuar fletarrestimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

FIDANISHTJA

Policia u ka rënë sërish në derë ligjvënësve opozitarë, që ndezën gazin lotsjellës në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës. Derisa ata nuk u gjetën në shtëpi, sipas Lëvizjes “Vetëvendosje”, Kurti, Haxhiu e Topalli po vazhdojnë aktivitetet e tyre publike pa u “ndalur” nga askush.

Derisa tre deputetët e LVV-së po i shmangen Policisë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të premten ka arrestuar njërin prej aktivistëve të kësaj Lëvizjeje, që mori pjesë në protestën e opozitës, pa njoftuar për identitetin e tij./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.