Policia në Komunitet takohet me banor të lagjes “Avdulla Presheva”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës në asnjë rast nuk i len anash as angazhimet për ofrimin e sigurisë për qytetaret e saj. Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë pran komunitetit dhe qytetarëve të saj.

Policia e Kosovës njësitet në komunitet kanë realizuar një takim me kryetarin e këshillit të lagjes “A.Presheva” z.Bekim Mustafa, po ashtu në takim morën pjesë edhe anëtarë KLSP-ne e kësaj lagjeje si dhe drejtori i shkollës “Regjep Elmazi”, në lagjen “Dheu i Bardh”.

Takimi është mbajtur në oborrin e shkollës “Regjep Elmazi”, në kushte të distancës sociale për shkak të gjendjes së tanishme të pandemisë.

Uji Dea

Temë e diskutimit ka qen kryesisht gjendja e sigurisë në lagje e cila në mënyrë unanime është vlerësuar e mirë.

Të pranishmit janë falënderuar në punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës, duke e vlerësuar lart bashkëpunimin e vazhdueshëm të policisë në komunitet ku edhe përkundër angazhimeve të shumta gjatë gjendjes së krijuar për shkak të pandemise me COVID-19, Policia e Kosovës në asnjë rast nuk i len anash as angazhimet për ofrimin e sigurisë për qytetaret e saj.

Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë pran komunitetit dhe qytetarëve të saj thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/