Policia në kërkim të personave të dyshuar zbulon edhe substanca psikotrope
Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor në Gjilan gjatë zbatimit të planit Operativë në kërkim të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kanë kryer kontroll në një kafiteri në rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan me ç’rast një person që ishte në kafiteri me të parë policët ka nxjerrë nga xhepat një qese plastike që besohet të jetë substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe e ka hedhur në tokë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku edhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Substancës narkotike me peshë 0.7 gram iu është bërë testi fushorë ku ka rezultuar pozitiv në Marihuane.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të dërgohet në procedurë të rregullt në Gjykatë ka njoftuar policia e Gjilanit./rajonipress/


