United Hospital

Policia në kërkim të Mefail Shkodrës, dyshohet për tre viktima, polica dhe prokuroria në mbyllje totale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Shkon në tre numri i të vdekurve në Gjilan, kurse policia dhe prokuroria sikur të kishte ndodhur rasti në Bangladesh, të mbyllur totalisht për informacion të saktë për mediet dhe qytetarët.

Policia e Gjilanit ka lëshuar një njoftim se është në kërkim të dyshuarit Mefail Shkodra i dyshuar për vrasjet e ndodhura në Gjilan.

Deri në këto momente dyshohet se tre persona kanë vdekur kurse as policia e as prokuroria ende nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar për identitetin e të vdekurve.

Njoftimi dhe kërkesa për bashkëpunim e policisë së Gjilanit

KATEGORIA E VEPRËS PENALE
•Vrasje e rëndë

Mobi Casa

PËRSHKRIMI:
Emri mbiemri: Mefail Shkodra
Datëlindja: E panjohur
Adresa e banimit: Gjilan
Komuna: Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.