RCCOLA

Policia në kërkim të dyshuarit Burim Agaj, kërkon ndihmë nga qytetarët

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në kërkesën për bashkëpunim dërguar medieve Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi Burim Agaj. Sipas policisë i dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.

Sipas policisë i dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.

Mobi Casa

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192 thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/