RCCOLA

Policia në Kamenicë me fushatë vetëdijesuese mundohet tu ndihmojë fëmijëve kundër shfrytëzimit të tyre në kërkim lëmoshë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Stacioni Policorë në Kamenicë, njësitet “Policia në Komunitet” kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e popullatës që të mos u epen para fëmijëve lypsarë. Sot më 16 korrik 2021, në qytetin e Kamenicës, nga njësitet policore të “Policisë në Komunitet” janë shpërndarë fletushka informuese me qëllim që qytetarët të kenë të qartë fushatën kundër shfrytëzimit të fëmijëve në kërkim lëmoshë.

Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditë duke kërkuar lëmoshë në këto temperatura të larta.

Policia e Kosovës po bënë që është e mundur që tu gjenden prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga dhe ti kthehen shkollimit.

Mobi Casa

Dhënia e lëmoshës është ma tepër goditje se sa ndihmë për ta, andaj apelohet që mos tu epen para sepse kjo ndikon që ata të mos të qëndrojnë në rrugë.

Fletushka informuese janë shpërndarë nëpër sheshe , biznese dhe kalimtarëve të rastit.
Qytetarëve nga ana e oficerëve të Policisë së Kosovës u është bërë i ditur qëllimi i kësaj fushate që pikërisht është në të mirën e këtyre fëmijëve ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/