RCCOLA

Policia në Kamenicë do të përkrah institucionet komunale në zbatimin e ligjit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtori Ramadan Basha i njoftoi me shkeljet ligjore që bëhen nga disa biznese si në aspektin e shfrytëzimit të hapësirës publike po ashtu edhe te zhurma e madhe që krijohet në qytet. Edhe komandanti i policisë shprehi gatishmërinë që të përkrahë institucionet komunale në zbatimin e ligjit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspekoratit Ramadan Basha me stafin e tij pritën në takim Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë z. Nazif Hajrizi me bashkëpunëtorë si dhe disa nga pronarët e bizneseve (kafiterive) që operojnë në komunë.

Drejtori i DSHPAI-së, Ramadan Basha i njoftoi me shkeljet ligjore që bëhen nga disa biznese si në aspektin e shfrytëzimit të hapësirës publike po ashtu edhe te zhurma e madhe që krijohet në qytet.

Mobi Casa

Të pranishmit u njoftuan se nuk do të ketë tolerime te asnjë rast i vetëm dhe se çdo lokal duhet të zbatojë me përpikëri kriteret e shënuara në lejen përkatëse.

Edhe komandanti i policisë shprehi gatishmërinë që të përkrahë institucionet komunale në zbatimin e ligjit. Pas diskutimeve edhe nga ana e pronarëve të bizneseve ata u pajtuan që në të ardhmen të zbatohet ligji si për zhurmën ashtu edhe kriteret tjera të parapara me ligj.

Drejtori Basha u zotua se tani e tutje nuk do të ketë zhurmë jashtë rregullave në qytet si dhe do të kujdeset për zbatimin e kritereve të shfrytëzimit të hapësirave publike./rajonipress/