Fundamenti

Policia në Gjilan vazhdon aktivitetet e saja në zbatim të planit ndaj pandemisë COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës është duke vazhduar së zbatuari planin operativ, plan ky i cili ka për qëllim zbatimin e masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave si preventivë dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë, Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, ka realizuar detyra konkrete në gjithë zonën e vetë të përgjegjësisë, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj.

Mobi Casa

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetent, gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Gjilanit në bazë të ligjit 07/L-006 janë shqiptuar njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Policia e Kosovës, vazhdon të apeloj që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Ka pas kontrolle të shtuara po ashtu në tërë zonën e përgjegjësisë për mbarëvajtje të trafikut në rrugët nacionale dhe rajonale ku janë shqiptuar gjithsejtë dyqind e njëzet e tetë ( 228) gjoba të ndryshme ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/