Policia në Gjilan shqipton 11 fletë paraqitje për mos respektim të masave

Gjilan – Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 21 qershor 2021 deri me 29 qershor 2021, në të gjitha shtatë komunat e Rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej njëmbëdhjetë (11) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/