Eko Higjiena

Policia në Gjilan realizon aktivitete festive në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e besimit me komunitetin, sot më datën 24.12.2025 ka filluar me realizimin e një sërë aktivitetesh në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”. Këto aktivitete zhvillohen në bashkëpunim me Sindikatën Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP) “Abdullah Presheva” në Gjilan.

Fundamenti

Dhurata do të shpërndahen për fëmijë të takuar në pika të kontrollit të automjeteve gjatë ndaljes së mjeteve, për fëmijë në strehimore, në repartin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, për fëmijë me nevoja të veçanta përfshirë ata nga organizata HANDIKOS, për fëmijë të komuniteteve të ndryshme si dhe për fëmijë me Down Syndrome.

Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.