ARKATANA

Policia në Gjilan organizon fushatë sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan me datën 06.10.2023 ka bërë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor për nxënësit e ciklit të ulët në disa shkolla të mesme të ulëta në qytetin e Gjilanit, për shoferët dhe kalimtaret e rastit.

FIDANISHTJA

Me këtë rast për nxënësit janë shpërndarë rekuizita të ndryshme si: varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë. Po ashtu janë përcjellë mesazhe:

  • Nxënësit të kenë veshje mundësisht me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecni gjatë natës!
  • Të përdoren decidivishtë vendkalimet e shënjuar për këmbësorë!
  • Të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar!
  • Kujdes të shtuar gjatë trupimit të rrugës!
    Gjersa për shoferët janë shpërndarë aromatizues për automjete e tyre si dhe janë përcjellë mesazhe:
  • Në asnjë formë të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit!
  • Stop drejtimit të mjetit nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!
  • Rripi i sigurisë shpëton jetën tuaj!
  • Kujdes gjatë ngasjes, ju keni vlerë për familjen dhe të afërmit e juaj!
    Lansimi i kësaj fushate sensibilizuese është bërë nga koordinatori për projekte në komunitet dhe parandalim, njësiti i komunikacionit rrugor në bashkëpunim me njësitin e policisë në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan si dhe stafin e shkollave në Gjilan. Shpërndarja e materialit sensibilizues gjatë ditëve në vijim do të bëhet edhe në qytetet dhe shkollat e tjera të rajonit të Gjilanit./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.