United Hospital

Policia në Gjilan ligjëratë me nxënësit për rreziqet nga mjetet piroteknike në prag të festive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan në mënyrë të drejtpërdrejtë për rreziqet serioze që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht nga personat e mitur. U theksuan pasojat e mundshme për shëndetin fizik, u njoftuan për rëndësinë e shmangies së përdorimit të mjeteve piroteknike, respektimin e ligjit dhe ndjekjen e këshillave të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe pasojave.

Njësia Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan në ambientet e shkollës së mesme të ulët ‘’Zija Shemsiu” në Gjilan, kanë realizuar një ligjëratë informuese dhe vetëdijësuese me temën “Pasojat dhe rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike”, ligjëratë kjo duke pasur parasysh se ndodhemi në prag të festave të fund vitit, periudhë kjo kur përdorimi i këtyre mjeteve është më i shpeshtë.

UBT

Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan në mënyrë të drejtpërdrejtë për rreziqet serioze që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht nga personat e mitur. U theksuan pasojat e mundshme për shëndetin fizik, u njoftuan për rëndësinë e shmangies së përdorimit të mjeteve piroteknike, respektimin e ligjit dhe ndjekjen e këshillave të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe pasojave.

Kjo ligjëratë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te nxënësit, edukimin e tyre për sjellje të përgjegjshme në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt e festiv për të gjithë qytetarët gjatë ditëve të festave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.