KKVITI

Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një kërkesë publike për bashkëpunim me qytetarë dhe media për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia në këtë njoftim thotë se në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, rasti raportohet të ketë ndodhur më datën 4 gusht të këtij viti, por detaje tjera nuk janë dhënë.

HW

Për identitetin e tyre, adresën apo komunën ku jetojnë, policia nuk di asgjë, prandaj, në bazë të fotos së ofruar, kërkon nga qytetarët dhe mediat që të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”.“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka thënë Policia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.