Mobi Casa

Policia në Anamoravë shqipton 776 fletë paraqitje për mos respektim të masave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 28 prill 2021 deri me 04 maj 2021, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë(776) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar, në kontrolle të lokaleve hoteliere ku janë mbajte organizime të ndryshme duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Uji Dea

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/