Fundamenti

Policia ndërhyn për “pajtimin” e xhematit shqiptar mes vete!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkas i konfliktit thotë një burim i albinfo.ch ka qenë vendimi i kryesisë që hoxhës t`i shkëputet marrëdhënia e punës dhe mospranimi i këtij vendimi nga ana e hoxhës.

Një konflikt në mes të besimtarëve dhe hoxhës në njërën nga xhamitë e shqiptarëve që ka ndodhur mesdirën e të dielës në Winterthur (Grüze) ka alarmuar policinë. E njoftuar nga një “qytetar i shqetësuar”, siç shkruan 20minuten.ch, patrulla e përbërë nga disa makina policore ka shkuar në hapësirën ku ndodhet xhamia.

Sipas kreut të policisë që ka udhëhequr aksionin, në oborrin e xhamisë dhe brenda saj mbretëronte një atmosferë e tendosur në me të pranishmëve- Por, konflikti është kufizuar “pakashumë brenda suazave verbale”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch. E gjithë ajo çfarë ka bërë policia aty ka qenë ndërhyrja për pajtim dhe për ulje të gjakrave.

Hidromorava

Policia nuk ka dhënë informata plotësuese për shkakun e zënkës. “Kjo është punë e hetimeve”, ka thënë kreu i aksionit policor. Ai ka shtuar se është zhvilluar edhe kontrollimi i zakonshëm i të pranishmëve, siç praktikohet në raste të tilla. Askush nuk është arrestuar me këtë rast.

Siç shpjegon për albinfo.ch një burim që nuk ka dashur t`i përmendet emri, ky konflikt ka të bëjë me mosmarrëveshjen në mes të imamit të xhamisë dhe kryesisë së saj. Personi i kontaktuar, aktivist i vjetër dhe njëri ndër themeluesit e kësaj xhamie thotë se kjo nuk është hera e parë që është dashur të ndërhynte policia në këtë Konflikt.

Aty janë përfshirë imami me një pjesë të besimtarëve në njërën anë, dhe shumica e madhe e besimtarëve, në anën tjetër. Burim i konfliktit thotë ai për albinfo.ch ka qenë vendimi i kryesisë që hoxhës t`i shkëputet marrëdhënia e punës. Ai nuk ka dashur ta pranojë këtë vendim dhe ka marrë avokatin mbrojtës si dhe është duke “u shtyrë” me gjyq, thotë burimi për albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.