Policia ndalon kontrabanduesin, nuk kishte dokumentacion
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës nga njësitë policore është ndaluar një kamion transportues me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar. Në kamion kishte pasur gjësende dhe makina të ndryshme për të cilat drejtuesi i automjetit nuk kishte pasur dokumentacion dhe dyshohet se në Kosovë kishte hyrë në mënyrë ilegale përmes rrugëve alternative.
Me urdhër të prokurorit, rasti për hetime të mëtutjeshme i dorëzohet doganës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

