Fundamenti

Policia ndalon katër kosovarë dhe trafikuesin e tyre hungarez

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Katër personat të gjithë kosovarë nuk kishin kurrfarë dokumentesh me të cilat mund të qëndrojnë në Gjermani

Policët në autostradë, në relacionin Bautzen-Dresden kanë ndaluar një makinë Peugeot 607 me targa hungareze. Me rastin e kontrollimit ata kanë konstatuar e përveç shoferit brenda ishin edhe katër persona të tjerë.

Ndërkohë që shoferi 40 vjeçar ka treguar dokumentet e tij hungareze të identifikimit, katër personat tjerë, të gjithë kosovarë nuk kishin kurrfarë dokumentesh me të cilat mund të qëndrojnë në Gjermani.

FIDANISHTJA

Bëhet fjalë për një femër 22 vjeçe dhe tre meshkuj të moshave 30, 25 dhe 16 vjeçare me qëndrim të palejuar në Gjermani. Për këtë arsye ata u morën në pyetje në stacionin policor në Ebersbach. Shoferi ngarkohet e ka transportuar në mënyrë të palejuar personat e përmendur nga Hungaria në Gjermani dhe në këtë mënyrë duhet të përgjigjet për verën penale të trafikimit me qenie njerëzore.

Ai është marrë në arrest të përkohshëm dhe pas masave të nevojshme policore është lënë i lirë. Ndërkaq, katër kosovarët kanë kërkuar azil dhe janë bartur për në zyrën qendrore për të huaj në Chemnitz./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.