UBT

Policia me tabela domethënëse dhe vetëdijësuese për të parandaluar krimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Policia e Kosovës e përkrahur nga forumet lokale të sigurisë në Rajonin e Gjilanit vendos tabela e informuese për qytetarë “Vrojtuesit e Lagjes” në Viti dhe Pozhoran. Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacioni Policorë në Viti, në bashkëpunim të ngushtë me Strukturat lokale të Sigurisë në Bashkësi, përfaqësues nga Komuna e Vitisë, fshatit Pozhoran, FSK-së dhe ICITAP-it, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese kundër krimit dhe në ofrimin e sigurisë, sot në qendër të qytetit të Vitisë dhe në Pozhoran kanë vendosur shenja “Vrojtuesit e lagjes”.

Në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimin të qytetarëve për bashkëpunim ma të frytshëm me Policinë e Kosovës.

Eco Higjiena

Shpërndarja e këtyre tabelave domethënëse, nga ana e Policisë së Kosovës do të bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Gjilanit me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për qytetarët tanë ka shkruar Ismet Hashani./rajonipress/