RCCOLA

Policia me mision edukues për sezonin dimëror

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal këtu në Gjilan janë në implementim e sipër të Planit Operativ “Sezonin dimërore, 15 nëntor 2020 deri me 15 mars 2021”. Sot me 17 nëntor 2020, njësitet e trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me një grup nxënësish dhe student të organizatës rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor” , kanë prezantuar këtë plan për disa orë duke i ndarë këshillat rreth sigurisë në trafik me drejtues të automjeteve që në fakt i parasheh edhe ligji mbi trafikun rrugor gjatë sezonit dimërorë.

Vozitësit janë pyetur për pajisjet e nevojshme që duhet t`i posedojnë gjatë drejtimit të mjeteve të tyre në kushtet dimërore kur rruga është e lagur apo ka borë dhe ngrica. Andaj në këto kushte është e domosdoshme dhe e paraparë me “Ligjin mbi trafikun rrugor” që të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugë, të posedojnë të gjitha pajisjet dimërore të parapara me ligj.

Përveç mbikëqyrjes së gjendjes në komunikacionin rrugor, është me rëndësi edhe veprimi në drejtim të arritjes së vetëdijes për drejtuesit e automjeteve për të ngritur sigurinë në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Gjilanit, që automjetet e tyre ti drejtojnë komfor dispozitave ligjore dhe kushteve atmosferike për të kontribuar në preventivë dhe sigurisë të përgjithshme të qarkullimit rrugor.

Eco Higjiena

Andaj edhe kampanja e sotme ka pikërisht këtë Apel dhe mesazh njëkohësisht.

Policia e Kosovës, në bashkëpunimi me Ministrinë e infrastrukturës, Drejtorinë e rrugëve, Kompanitë e autorizuara për mirëmbajtjen e rrugëve, qytetarë, shoqërinë civile, mediat, të gjithë kemi një qëllim preventivë, rritjen e sigurisë dhe mbajtja në kontrolle të trafikut rrugor gjatë tërë sezonës dimërore dhe ruajtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve tanë dhe të mos kemi aksidente fatale me lëndime si dhe me dëme materiale.

Policia e Kosovës punon dhe vepron në të mirën e qytetarëve të saj dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin Ismet Hashanit ./rajonipress/