UBT

Policia me ligjëratë vetëdijësuese për sigurinë e fëmijëve në rrugë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Të hënën Policia e Kosovës njësitet e Policisë në komunitet, stacionin policor në Gjilan, në bashkëpunim me njësinë e trafikut rajonal në kuadër të Strategjisë “Policia në Komunitet” kanë nisur implementimin e projektit “Siguria e Fëmijëve në Rrugë”, fillimisht është filluar me shkollën fillore ”Thimi Mitko”, këtu në Gjilan.

Me prezantimin e Ligjëratave do të vazhdohet në të gjitha shkollat fillore, respektivisht në klasat e para për ti njoftuar fëmijët rreth rregullave të trafikut si: kalimi i rrugës në vendet e sigurta, shenjat e trafikut dhe semaforët, ecja në mënyre të sigurt gjatë ardhjes në shkollë dhe anasjelltas, qëndrimi i duhur në automjet etj.

Eco Higjiena

Nxënësit fillimisht do të njoftohen në klasat e tyre në mësim teorik, e pastaj ata do të praktikojnë këtë duke dal në rrugë me përcjelljen e zyrtareve policore për tu njoftuar më mirë se si të sillen gjatë kalimit të rrugës.

Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e kane mirëpritur aktivitetin në realizim të PK- së.
Policia e Kosovës me përkushtim punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë./rajonipress/