Mobi Casa

Policia me ligjërata nëpër shkolla, për pasojat nga mjetet pirotektnike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit të enjtën kanë realizuar ligjëratën e radhës me nxënësit e shkollës fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Doberqan të Gjilanit.

Pasi që jemi në prag të festave të fund vitit ligjërata është orientuar në shpjegimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve për rrezikun dhe pasojat nga mjetet piroteknike.

Fundamenti

Në ligjëratë kanë marr pjesë rreth 120 nxënës të klasave të ulëta si dhe Drejtori i kësaj shkolle dhe mësimdhënës, mësimdhënësit dhe nxënësit janë falënderuar për ligjëratën dhe kanë shprehur shumë interesim përmes pyetjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës që nga tani apelon që mos të përdoren mjetet piroteknike nga personat e pa autorizuar e veçanërisht fëmijët për festat e fundvitit thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/