FIDANISHTJA

Policia, me çdo kusht e do “Porshe Kosovën”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tenderi milionësh i Policisë së Kosovës për furnizim me vetura zyrtare, vazhdon të zvarritet prej më shumë se dy vitesh, pasi që përmes kritereve favorizuese, zyra e prokurimit e policisë tenderin në fjalë po mundohet t’ia japë kompanisë “Porshe Kosova”, e cila përfaqëson automjetet e prodhuesit gjerman “Volsfagen”.

Tenderi në fjalë deri më tash është anuluar, kthyer në rivlerësim, dhe në ritenderim së paku pesë herë, por se fundit ai sërish është bllokuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas ankesës që kishte bërë pronari i kompanisë “Auto Shtëpia Siqani”.

ROBERT UKAJ

Por, anulimi dhe zvarritja me vite e tenderit në një farë mënyre ka lodhur dhe kompanitë që janë në garë, mirëpo në anën tjetër zyra e prokurimit e Policisë ka dëmtuar rëndë edhe imazhin e shtetit, pasi që përmes kritereve favorizuese tenton ta shpërblejë me tender milionësh operatorin ekonomik “Porshe Kosova”.

Arif Elshani, përfaqësues i veturave “Peguot” vendin tonë nga fillimi e deri në fund ka konkurruar në tenderin për furnizim me vetura. Mirëpo, së fundi ai është tërhequr me kërkesë të prodhuesit, pasi që në të shumtën e rasteve edhe faktet e prezantuara për OSHP-së e njohur edhe si gjykata e tenderëve kane qenë të kota…(Zëri)