ARKATANA

Policia me aktivitete në teren me moton: “Parandalimi i zjarreve të hapura në natyrë, në fusha dhe male”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjatë këtij aktiviteti janë zhvilluar takime me përfaqësues të bashkësive lokale, fshatrave dhe qytetarë të zonave të ndryshme, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin për pasojat që shkaktojnë zjarret në mjedis, rrezikun ndaj jetës dhe pronës, si dhe pasojat ligjore për shkaktarët e tyre.

Njësite sektoriale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në kuadër të projektit “Parandalimi i zjarreve të hapura në natyrë, në fusha dhe male” ka realizojnë një aktivitet – fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve në natyrë.

Gjatë këtij aktiviteti janë zhvilluar takime me përfaqësues të bashkësive lokale, fshatrave dhe qytetarë të zonave të ndryshme, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin për pasojat që shkaktojnë zjarret në mjedis, rrezikun ndaj jetës dhe pronës, si dhe pasojat ligjore për shkaktarët e tyre.

GRANDEMALL

Po ashtu, në kuadër të fushatës janë shpërndarë broshura informuese me këshilla praktike dhe masa parandaluese, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar dhe të angazhohen aktivisht në ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga zjarret.

Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe të kontribuojnë në parandalimin.

Për çdo rast të zjarrit apo dyshim për veprimtari të paligjshme në këtë drejtim, ftojmë qytetarët të raportojnë menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112, në mënyrë që të reagojmë me kohë dhe të parandalojmë pasojat njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.