UBT

Policia maksimalisht po kujdeset për fëmijët dhe nxënësit në përgjithësi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nxënësit e tri shkollave fillore vizituan ambientet e Policisë Rajonale të Kosovës, si dhe stacionin policor të Gjilanit. Kolonel Elmina Mahmuti ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të ketë kujdes të veçantë për fëmijët dhe nxënësit në përgjithësi.

Nxënësit e tri shkollave Fillore të fshatit Dobërçan, Bukovik dhe Petrit(Petroc), bashkë me arsimtarët e tyre vizituan fillimisht ambientet e stacionit Policor të Gjilanit.

Njësitet e Policisë në Komunitet të Policisë së Kosovës i njoftuan nxënësit për punën, angazhimet dhe detyrat që bën policia gjatë një ndërrimi ditor.

Më pastaj vizita ka vazhduar edhe në ambientet e policisë rajonale ku nxënësit janë pritur edhe nga Drejtori Rajonal, kolonel Elmina Mahmuti.

UBT

Policia e Kosovës vazhdon të ketë kujdes të veçantë për fëmijët dhe nxënësit në përgjithësi.

Si edhe viteve tjera edhe sivjet kemi një numër të konsiderueshëm të projekteve ku policia bashkë me arsimtarë dhe institucionet tjera shkollore do të vazhdoj me ligjërata nëpër shkolla me qëllim të preventimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, nëpër ambientet shkollore dhe për rreth tyre.

Arsimtarët dhe nxënësit kanë qen falënderues, dhe interesimi i tyre gjatë bashkëbisedimit ka qen kryesisht me pyetje në sferën e sigurisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.